Projekti EYE me sukses përmbyllë Fazën e Parë
Prishtinë, 30 nëntor - Ekipi i projektit për Rritjen e Punësimit të të Rinjve (EYE) në Kosovë sot mbajti ceremoninë e përmbylljes së fazës së parë të projektit.
Kjo fazë është zbatuar me ndihmën e stafit prej 12 personave të profileve të ndryshme, dhe ka përfshirë 4 vite punë me më shumë se 160 partner për rritjen e mundësive të punësimit të të rinjve në Kosovë, posaqërisht grupet e margjinalizuara si gratë dhe komunitetet.
Njëherit, EYE i mbledhi sot në një vend të gjithë akterët kyq lokal e ndërkombtar të cilët punojnë në rritjen e punësimit në Kosovë, duke përfshirë përfaqësues të sektorit publik, sektorit privat, OJQ-ve, kompanive të ndërmjetësimit në punësim, dhe programet e ndryshme zhvillimore.
Për shkak të bashkëpunimit të frytshëm katër vjeqar, projekti EYE do vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen për punësimin e të rinjve në Kosovë deri në vitin 2020.
Projekti EYE është projekt i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, ndërsa implementohet nga konsorciumi i përbërë nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe MDA.
Bashkangjitur gjeni dy fotografi nga ngjarja, se bashku me pershkrimet e tyre: