Projektet që do ta modernizojnë Mitrovicën
Mitrovicë, 23 prill - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka parë të martën për së afërmi ecurinë e punëve për ndërtimin e Qendrës tregtare, Qendrës multifunksionale si dhe rinovimin e Palestrës së sportit, të cilat do të krijojnë hapësirë komode për aktivitetet rekreativo-sportive në Mitrovicë.
Ai vlerësoi se Mitrovica me këto projekte do të shndërrohet në një pikë referimi sa i përket hapësirës dhe kushteve për të rinjtë.
Për këto projekte do të investohen gjithsej 23 milionë euro nga Komisioni Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.