07 Nëntor 2024

Projektet e USAID kontribuojnë edhe në procesin e integrimit evropian

Prishtinë, 27 korrik - Ministrja e Integrimeve Evropiane Mimoza Ahmetaj ka pritur sot në takim shefin e USAID-it në Kosov, James Hope. Sipas njoftimit të Ministrisë, në takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuadër të priorititeteve të Qeverisë së Kosovës, Agjendës Evropiane dhe projekteve në të cilat USAID është e angazhuar.

"Në mesin e tyre ishin projektet në drejtësi, qeverisje të mirë, zhvillim ekonomik dhe rritje të punësimit, respektivisht tek gratë, prodhim i energjisë efiçiente, bujqësi dhe zhvillim të bizneseve të vogla dhe të mesme. Fusha këto të cilat njëkohësisht i kontribuojnë dhe janë në kuadër të Agjendës Evropiane dhe zbatimit të MSA-së për Kosovën", thuhet në njoftimin e MIE-së.

Po ashtu, bëhet e ditur se më në detaje është diskutuar edhe për koordinim e donacioneve për Kosovën, ku përfshihen projektet nga fondet e Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA), projektet e BE-së dhe projektet e shteteve tjera në mënyrë që të ketë koordinim sa më të mirë të investimeve.

Me këtë rast, ministrja Ahmetaj ka theksuar rëndësinë që ka përfshirja e të gjithë faktorëve për të kontribuar në prioritetet që janë vitale në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqënies së qytetarëve dhe, njëkohësisht të synohet rritje maksimale e fuqisë së eksportit.

Po ashtu, sipas ministres duhet të sigurohet mbështjetje për mundësi eksporti pasiqë sikur edhe donatorët tjerë, USAID ka kontribuar vazhdimisht në ngritjen e kapaciteteve dhe njohurive për prodhimtari dhe kultivim të kulturave të ndryshme bujqësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)