Projekte që modernizojnë shërbimin e punësimit në Kosovë
Prishtinë, 28 tetor - Sot në Suharekë, ministri i MPMS, Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e komunës, Sali Asllanaj, kanë bërë përurimin e Zyrës Komunale të Punësimit. Zyra me një sipërfaqe prej 215 katrorë, është rezultat i bashkëpunimit mes MPMS dhe komunës.
Modernizimi i shërbimit të punësimit është prioritet i cili përpos ngritjes së kapaciteteve profesionale, përmirësimit së ofrimit të cilësisë dhe gamës së shërbimeve, do të rezultojë edhe me përmirësim të infrastrukturës.
\"Ne jemi të përkushtuar që shërbimi ynë i punësimit të kthehet në fokus të punëkërkuesve dhe punëdhënëseve, dhe kjo do të arrihet përmes projekteve të cilat pikëtakojnë kërkesën dhe ofertën në tregun e punës. Me Zyrën e re Komunale të Punësimit në Suharekë, qytetarët e komunës do të përfitojnë shërbime më efikase\"-ka thënë me këtë rast ministri Abrashi.