16 Nëntor 2024

Projekt buxheti amerikan, gati për firmën e Obamës

Washington, 31 tetor - Presidenti amerikan Barak Obama thotë se projekt-buxheti për dy vjetët e ardhshëm, i përmbyllur sot nga Kongresi, është një propozim i përgjegjshëm dhe se ai do ta nënshkruajë ligjin sapo t’i dërgohet në Shtëpinë e Bardhë.

Kongresi i kontrolluar nga republikanët është përplasur shpesh me presidentin demokrat lidhur me përparësitë e buxhetit duke e lënë procesin disa herë deri në momentin e fundit para skadimit të afatit buxhetor.

Plani i ri kufizon buxhetin në 4 trilionë dollar në vit deri në mars 2017, disa javë pasi t’i mbarojë zotit Obama mandati presidencial dhe pasi të jetë zgjedhur Presidenti dhe Kongresi i ri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)