Programi stimulues po e përmirëson ekonominë e eurozonës
Frankfurt, 16 prill - Shefi i Bankës Qendrore Evropiane tha të mërkurën se ekzistojnë "prova të qarta", që programi i saj stimulues po e përmirëson ekonominë e vendeve të eurozonës.
Presidenti i Bankës Mario Draghi tha se ekonomia e eurozonës \"ka fituar një vrull të ri\", që nga fundi i vitit të kaluar dhe se ai pret që rimëkëmbja të \"zgjerohet dhe forcohet ndjeshëm.\"
Banka është në fazat fillestare të blerjes së bonove me vlerë 1.1 miliard dollarë për të rritur aktivitetin e biznesit evropian dhe për të ulur papunësinë që arrin në 11,3 për qind.
Shkalla e papunësisë në Evropë është mëse se dy herë më e lartë se në Shtetet e Bashkuara, ku një seri programesh të mëdha për blerjen e letrave me vlerë ndihmuan që ekonomia të dilte nga recesioni i vitit 2008.