16 Janar 2025

Profiti i konsoliduar i Raiffeisen, 725 milionë euro

Vjenë, 20 shkurt - Rezultatet preliminare dhe të paauditura të Raiffeisen Bank International AG (RBI) për vitin fiskal 2012 edhe njëherë dëshmojnë qëndrueshmërinë e modelit afarist të RBI sidomos në kohë të vështira.

Me të hyra nga interesi për 5 për qind më të ulta dhe me të hyra stabile nga komisionet dhe ndalesat neto, RBI ka raportuar profit para tatimit prej 1,032 milionë Euro. Ndërsa profiti i konsoliduar ishte 725 milionë Euro.

\"Edhe përkundër rrethanave sfiduese - si dhe ambientit jo të favorshëm makroekonomik, përqendrimi ynë ka vazhduar të jetë në arritjen e mjaftueshmërisë së kapitalit të vendosur nga Autoriteti Bankar Europian – dhe kemi shënuar rezultate të mira. Kemi arritur dy objektiva të rëndësishme: rritjen e rëndësishme të kapitalit themeltar dhe stabilizimin e kostove tona, duke mos përfshirë Poloninë.\"

\"Edhe pse provizionimi për mbulimin e humbjeve nga kreditë me probleme ka qenë brenda parashikimeve, në kuartelin e fundit provizionimet kanë shënuar një rritje më të madhe. Ndërsa, si një faktor pozitiv në kuartelin e katërt të vitit 2012 ishte përmirësimi i margjinës së interesit neto,” tha Herbert Stepic, drejtor ekzekutiv i RBI.

Në shifrën prej 1,009 milionë euro, provizionimi neto për humbjet nga kreditë me probleme ishte rreth 5 për qind më i ulët sesa në vitin 2011 (1,064 milionë Euro).

 Volumi i kredive në fund të vitit 2012 ishte rritur për 2.2 për qind dhe ka arritur shifrën prej 83.3 miliardë euro ndërsa depozitat e kredive ishin 66.3 miliardë Euro.

Ndërsa bilanci i gjendjes ka shënuar rënie për 7.4 për qind në 136.1 miliardë Euro, kryesisht për shkak të masave aktive për të zvogëluar likuiditetin e tepërt.

Mjaftueshmëria e kapitalit themeltar, është rritur dukshëm në vitin 2012 duke arritur përqindjen prej 10.7 (në fund të vitit 2011: 9.0 për qind).

Kjo shifër përfshin profitin për vitin 2012 dhe është shifër neto sa i përket dividendës së participimit në kapital dhe dividendës së propozuar për aksionet e zakonshme.

Për vitin financiar 2012, në takimin e përgjithshëm vjetor, Bordi Menaxhues do të propozojë shpërndarjen e dividendës në vlerë prej 1.17 Euro për aksion (në vitin 2012 ishte 1.05 për aksion).

Me 10 prill 2013, RBI do të publikojë Raportin Vjetor për vitin 2012 si dhe detaje tjera mbi vitin fiskal 2012.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)