16 Janar 2025

Prodhimtaria pjesë e bashkëpunimit ekonomik Kosovë - Turqi

Prishtinë, 9 janar - Kryetari i Odes Ekonomike, Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes në takim të Kryetarit të DEIK-ut nga Turqia Sadullah Sipahioglu ka thënë se bashkëpunimi ekonomik me Turqinë është i një rëndësie të veqant për proceset në Kosovë por duhet të ndryshoj qasja se si të kemi pragmatizem më të madh dhe në partneritetin ekonomik të eliminohen emocionet dhe të krijohet një platform e re e bazuar në interes dhe me një dimension më të gjerë se sa ai bilateral.

\"Një shtet që është në pozitën e parë në botë për tërehqje të investimeve të huaja, në pozitën e parë për prodhim dhe përpunim të produkteve bujqësore, një shtet që ka pozitën e dytë në botë për kontraktim të punëve ndërtimore dhe të tjera jashtë shtetit të tyre është një dëshmi e rëndesisë së bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Turqisë “, theksoi Gërxhaliu.

Sadullah Sipahioglu falenderoi Kryetarin e OEK-ut për përkushtimin e treguar në avancimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Turqisë dhe njëherit veçoi se nuk kemi aryse të jemi të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit sepse potencialet që ekzistojnë në mes të dyja shteteve mike janë të pa shfrytezuara sidomos kur kemi parasysh rëndesinë e avancimit të këti bashkëpunimi në prodhim, transfer të teknologjisë, edukim, shëndetësi dhe fusha tjera për të cilat Kosova ka nevojë urgjente.

Ai theksoi se duhet të eleminohen disa barriera ekzistuese për avancim të bashkëpunimit dhe duhet të bëhet më tepër në këmbimin e informacioneve ekonomike në mes të dyja shteteve dhe atë në menyrë Institucionale e jo të shfrytezohen lidhjet familjare për biznes të cilat në të shumtën e rasteve kanë dështuar.

Është koha për institucionalizim të bashkëpunimit dhe vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen dhe realizohen projekte që janë në interes për të dyja shtetet.

Gërxhaliu potencoi poashtu nevojën e ndryshimit të qasjes së bashkëpunimit ku duhet të jemi të orientuar në prodhim me qëllim që në Kosovë të krijohen mundësi të reja për vende të reja të punës, përmirësim të bilancit të pagesave, hapje të prespektives që prodhimet e prodhuara në Kosovë nga kompani turke të depertojnë në tregjet e rajonit, Evropës dhe më gjerë dhe bashkëpunimi Kosovë Turqi të mos karakterizohet vetëm në formën e tregtisë klasike.

Orientimet e Qeverisë Turke për rritje të eksporteve mund të arrihen edhe në formën e lartëpermendur që të prodhohet në Kosovë për arsye ekonomike dhe të eksportohet jashtë. Pajtohemi se duhet të eliminohen emocionet në bashkëpunim dhe e tëra kjo të karakterizohet me ekspertizë shkencore, studim fizibiliteti dhe arsyeshmëri ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)