14 Nëntor 2024

Procesi i integrimit të Kosovës në BE ka ndikuar në ekonomi

Prishtinë, 30 qershor - “Për ne si vendimmarrës, gjetja e politikave që stimulojnë produktivitetin në ekonomi dhe  rezultojnë me rritje të punësimit dhe mirëqenies së përgjithshme, mbetet sfida më e madhe. Duke pasur parasysh këtë sfidë, unë do përpiqem të shpjegoj se si procesi i integrimit në BE, duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimin rajonal, është duke kontribuar në përpjekjet e Kosovës për të formuluar politika që adresojnë kufizimet e rritjes ekonomike dhe pengojnë konvergjencën”, tha ministri i Financave Avdullah Hoti në Konferencën e Bankës Botërore “Dialogu i politikës së Ballkanit Perëndimor mbi Investimet, Vendet e Punës dhe Integrimin”, që u mbajt në Vjenë të Austrisë.

Me këtë rast, ministri Hoti tha se ndjehet i privilegjuar që i adresohet pjesëmarrësve të kësaj konference, dhe theksoj gatishmërinë e tij  për të kontribuar edhe më tutje në atë që po bëhet një praktikë e mirë e komunikimit në mes të politikë-bërësve, ekspertëve, dhe partnerëve zhvillimor të Ballkanit.

“Qëllimisht po e vendos bashkëpunimin rajonal nën ombrellën e procesit të integrimit evropian – dhe kjo për të theksuar rëndësinë e perspektivës së integrimit në BE si shtytësin kryesor të përpjekjeve rajonale për arritjen e stabilitetit të nevojshëm për adresimin e vështirësive strukturore”, shtoi ministri Hoti.

Me këtë rast ai theksoi se “ procesi i Berlinit është pa dyshim një shtyllë shumë e vlefshme e kredibilitetit të perspektivës evropiane, dhe një mekanizëm udhëzues për përpjekjet rajonale drejt tranzicionit të nevojshëm të para-anëtarësimit. Si politik-bërës, ne e kuptojmë që ky tranzicion kërkon kohë dhe shumë punë, por duke pasur parasysh rrethanat e rajonit, dhe duke pasur parasysh pasiguritë e fundit të zgjerimit, është me rëndësi të madhe që përkushtimi për zgjerim të sforcohet vazhdimisht dhe të komunikohet nga të gjitha palët”.   

Ndërsa, sa i përket përvojës së Kosovës me sfidat dhe përfitimet e procesit të Integrimit, gjatë prezantimit të tij ministri Avdullah Hoti, tha se “Kosova padyshim mbetet e mbingarkuar me probleme strukturore, por progresi në vitet e fundit ka qenë i konsiderueshëm. Në këtë drejtim, procesi i integrimit në BE ka qenë shumë i dobishëm në ndërtimin e një konsensusi kombëtar mbi qasjen strategjike për adresimin e nevojave të vendit - pavarësisht nga ciklet zgjedhore apo qasjet ideologjike ndaj zhvillimit. Në fakt, ky proces ka vendosur ekonominë në krye të diskutimeve për politikat e brendshme, dhe i ka kontribuar në një kuptimi të gjerë se prosperiteti mund të rritet vetëm përmes rritjes së qëndrueshme ekonomike” .

Ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se ndikimi i procesit të integrimit në BE ka qenë veçanërisht i rëndësishëm në përmirësimin e politikbërjes në fushën e ekonomisë, konkretisht në kapacitetet e Qeverisë për planifikim strategjik më afat gjatë, dhe për një qasje të strukturuar për adresimin e sfidave strukturore.

“Kosova ka përmirësuar së fundi sistemin e saj të integruar të planifikimit, anë të të cilit politika jonë është funksionalizuar në një platformë me tri nivele: Së pari, ne kemi miratuar një Strategji të Zhvillimit afatgjatë që përcakton vizionin për zhvillim si dhe inkorporon synimin e konvergjencës përmes përmirësimeve të kapitalit njerëzor, mirëqeverisjes, aftësisë konkurruese dhe infrastrukturës. Në nivel më operacional, ne kemi harmonizuar këto objektiva me masat specifike të identifikuara në Programin e Reformave Ekonomike dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, si dhe njëherësh, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, kemi ankoruar agjendën tonë të reformave në procesin e MSA-së me anë të një plani të implementimit të MSA-së”, shtoi ministri Hoti.

Të nxitur nga procesi i integrimit në BE, ministri Hoti tha se “Kemi ndërmarrë edhe një numër të konsiderueshëm të reformave për lehtësimin e tregtisë, ku  intensivisht jemi angazhuar në nismat dypalëshe dhe rajonale për të ulur koston e tregtisë përmes thjeshtëzimit të procedurave doganore”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Në të njëjtën kohë, kemi pasur edhe një vit të bujshëm të bashkëpunimit me shumë partnerë rajonalë për shkëmbimin e përvojave lidhur me integrimin në BE.

Si nënshkruesja e fundit e një MSA, kemi pasur privilegjin për t\'u angazhuar në aktivitete të shumta për shkëmbimin e përvojave të qeverisjes me partnerët rajonalë që kanë kaluar nëpër këtë fazë të integrimit. Derisa fokusi kryesor i këtij angazhimi ka qenë në procesin e integrimit, ai ka pasur edhe efekte tjera pozitive në fusha të tjera të qeverisjes”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)