Procedohen për shqyrtim disa ligje
Prishtinë 21 prill - Raporti me amendamente i Projektligjit për falimentimin, si dhe dy raporte me amendamente nga pakoja e projektligjeve për energjinë, përkatësisht, Raporti me amendamente i Projektligjit për energjinë dhe ai për Rregullatorin e energjisë, janë shqyrtuar dhe miratuar sot në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit.
Raportet me amendamente lidhur me këto projektligje i paraqitën kryesuesit e grupeve punuese, ndërkaq, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe të Ministrisë përkatëse.
Pas kësaj, këto projektligje do të procedohen tutje për shqyrtim të mëtejmë sipas Rregullores së Kuvendit.