18 Nëntor 2024

“Pro Credit Bank” ndihmon varfërinë. Largon dhjetëra punëtorë nga puna

Prishtinë, 15 mars - Banka që operon me fitimin më të madh në tregun bankar të Kosovës, “ProCredit Bank” ka larguar nga puna edhe rreth 100 punëtor të saj,
Kjo bankë po vazhdon avazin e saj me largimin e punëtorëve nga puna.

Vetëm në muajt e fundit ka larguar me dhjetëra punëtor, kështu ka bërë të ditur një burim i gazetës cili ka punuar afër 9 vite në këtë bankë por nuk dëshiron t’i përmendet emri pasi qe thotë së në kontratën interrne që kishte me bankën i shkruar së pas largimit nga puna i ndalohet të nxjerrë informata jashtë bankës sepse mund të ndiqet ligjërisht, shkruan gazeta Blic.

Ai ka treguar edhe për presionet që banka po i bënë punëtorëve të saj duke i detyruar shumicën që të nënshkruajnë dorëheqjen në këmbim të ofrimit të tri pagave ose të largohen nga puna pa përfituar asnjë cent.

“Thuajse të gjithë stafi që është larguar janë punëtor me provojë punë disa vjeçare nëkëtë bankë. Vetëm në janar janë larguar rreth 30 punëtor nga të gjitha degët e banës nëpër komuna, ndërsa deri para dy tre ditë, ky numër mund të arri në 100 të larguar vetëm nga dhjetori i vitit të kaluar”, ka pohuar ky burim.

Sipas tij, politika e kësaj banke me largimin e punëtorëve në tri vitet e fundit është sistematike, duke larguar sa më shumë punëtor të vjetër dhe duke i zëvendësuar me pak punëtor të ri, të cilët i mbajnë një kohë në punë praktike dhe me pas i fusin në kontrata të rregullta punë me paga minimale.

“Banka po zvogëlon shpenzimet e saj duke larguar punëtor nga puna, derisa kamatat e kredive vazhdojnë t’i mbajnë në nivelin më të lartë nga të gjitha bankat në regjion”, ka thënë ky burim.

Ai ka treguar se është larguar nga puna pa asnjë paralajmërim apo vërejtje paraprake. Thotë së vetëm e kanë thirrur në zyrën qendrore të Bankës në Prishtinë dhe i kanë thënë së duhet ta nënshkruaj një dokument që ai po jep dorëheqje dhe largohet vullnetarisht nga puna.

“Unë e kam refuzuar këtë dhe i kamë thënë së unë e kam punën e mirë dhe nuk dua të largohem. Kam punuar afër 9 vite aty. Ata me kanë thënë së ky vendim është marrë dhe që do më largojnë por nëse e nënshkruaj vetë dorëheqjen do ti marr tri paga. Nuk ja kam nënshkruar dorëheqjen dhe ata me kanë larguar më një arsyetim tjetër që gjoja është shuar pozita ime në filialin e bankës ku kam punuar”, tregon punëtori i larguar.

Ai thotë së të gjithë kolegët e tij janë larguar në këtë mënyrë. Edhe këtë javë të gjithë që janë larguar kanë pasur mundësi të zgjedhin dy rrugë; ose të nënshkruajnë që gjoja po japin dorëheqje dhe këtë akt të shkojnë ta firmosin edhe të noteri dhe t’i marrin tri paga ose të largohen me dhunshëm me arsyetime tjera për përformacë të dobët ose shuarje të pozitës.

“Unë nuk kam pasur asnjë herë vërejtje. Çdo vit vlerësimi im ka qenë maksimalisht i mirë për punë profesionale, komunikim me palët dhe kryerje e përgjegjësive në nivelin e duhur. Prandaj nuk ja kam nënshkruar dorëheqjen. Ata me kanë larguar me arsyetimin së është shuar pozita dhe pas një javë e kanë pruar një praktikantë në të njëjtën pozitë.


Unë i kam paditur dhe do ta ndjek këtë punë deri në fund”, ka thënë ky punëtor i bankës.


Sipas tij, shumica e punëtorëve të tjerë po detyrohen të nënshkruajnë dorëheqjen për shkak së janë në kredi të shumta dhe me mirë po zgjedhin dorëheqjen dhe të marrin tri paga sesa të largohen dhe të bëjnë padi në gjyq. Por thotë së ka edhe shumë prej tyre që e kanë paditur bankën.


Ai po ashtu ka treguar së “Pro Credit Bank” e ka krijuar një qendër të trajnimeve dhe po merr studentë dhe punëtor pa provojë, po i trajnon dy tre javë dhe më pas po i angazhon 6 muaj si praktikant. Pas gjashtë muajve, sipas tij, atyre punëtorëve të rijnë i nënshkruhet kontrata për dy vite që të punojnë më një pagë prej minimale prej 350 eurosh.


Ndërsa punëtorët e vjetër, sipas tij pagat i kishin minimumi 650 euro e deri në mbi 1000.


Banka derisa vazhdon të largoj punëtor nga puna, në ueb faqen e saj zyrtare, www.procreditbank-kos.commbanë të hapur konkursin për punëtor të rijnë.
“Ne duam të bëjmë ndryshim në treg, jo vetëm në aspektin e cilësisë së shërbimeve financiare që i ofrojmë, por edhe në kualifikimin e personelit, kështu që ne vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e burimeve njerëzore...

Ne mirëpresim aplikacionet nga kandidatët të diplomuar në një formë të studimeve akademike, pavarësisht fushës së tyre të studimit, dhe që janë ose në fillim të karrierës ose kanë një përvojë pune të mëparshme qoftë në institucionet bankare apo jo-bankare”, shkruan ndert tëtjera në konkursin e PCB-së.


Profili i bankës 2013Të gjitha bankat në Kosovë, gjatë vitit tëkaluar kanë operuar më një kapital të qytetarëve, depozita në vlerë prej mbi 2 miliardë e 300 milionë euro. ProCredit Bank ka shfrytëzuar shumën me të madhe të këtij kapitali. Depozitat e qytetarëve në këtë bankë kanë qenë në vlerë prej mbi 653 milionë euro. Ndërkaq, fitimi vjetor i ProCredit Bank ka qenë mbi 15 milionë euro.


Pra, banka ka dominuar duke marrë fitimin e mbi 52.6% të tregut të përgjithshëm bankar. Totali i fitimit të përgjithshëm të 9 bankave në vend, gjatë vitit 2013 ka qenë rreth 28.5 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)