Prizreni me Qendër moderne për shërbim të tatimpaguesve
Prizren, 18 tetor Ministri i Financave, Besim Beqaj, ka deklaruar se deklarimet elektronike janë të rëndësishme. Beqaj këto komente i bëri në ceremoninë e përurimit të Qendrës së shërbimit të tatimpaguesve Sistemi për menaxhimin e radhëve në Prizren.
Ne kemi qenë jashtëzakonisht të kënaqur me deklarimet vullnetare dhe elektronike, gjë që është vlerësuar shumë edhe në raportet e FMN-së, ka theksuar Beqaj.
Ministri Beqaj më këtë rast shprehi kënaqësinë për vizitën e tij në Zyrën rajonale të ATK-së në Prizren, ku sipas tij kjo vizitë me shkas për të bërë përurimin shërbimeve elektronike për tatimpaguesit. Një shërbim i ri, një shërbim i cili po na bënë të ndjehemi mirë dhe që do të ja lehtëson punën qytetarëve për të marrë shërbimet që kërkohen nga ATK, ka thënë ministri Beqaj.
Ai bëri të ditur se Javën e ardhshme do të kenë edhe një zyrë tjetër të tillë në nivel rajonal, pra do të jetë qendra në Pejë dhe do të vazhdohet edhe me qendrat tjera rajonale që të ju ofrojmë qytetarëve shërbime sa më të mira dhe në mënyrë të barabartë.
Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, ka deklaruar se zotimi i përbashkët para tre muajve ishte se do të modernizojmë dhe digjitalizojmë edhe qendrën e shërbimit të tatimpaguesve në Prizren dhe regjionet tjera, dhe kjo u bë realitet, krejt kjo në funksion të zotimeve tona për të ofruar shërbime kualitative. Çka edhe po kthehet me një mirëbesim dhe deklarim të vetë tatimpaguesve.