05 Nëntor 2024

Prizreni do të ndërtojë 30 shtëpi për nevojtarë

Prizren, 15 maj - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, për ndërtimin e 30 shtëpive për familjet në nevojë, sipas formës çelësa në dorë.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, kryetari Haskuka falenderoi shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për bashkëpunimin e treguar për krijimin e kushteve më të mira për familjet në nevojë.

Kryetari Haskuka po ashtu njoftoi se shtëpitë në fjalë do të ndërtohen gjatë këtij viti dhe se do të dorëzohen në afat.

Kurse Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” tha se së bashku me marrëveshjen e vitit të kaluar, numri i familjeve që do të përfitojnë nga ky bashkëpunim do të arrijë në 50, duke e cilësuar kështu Komunën e Prizrenit si komuna e cila ka përfituar më së shumti shtëpi për familjet në nevojë.

Përveç kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit këtë vit me të hyrat komunale do t’i ndërtojë edhe 30 shtëpi të tjera, ndërkaq do të renovojë edhe 30 shtëpi dhe 30 kulme, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit të banimit për së paku 120 familje nevojtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)