16 Janar 2025

Prizren, qeveria komunale synon shtrenjtimin e tatimit në pronë

Prizren, 12 dhjetor - EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e Komunës së Prizrenit" këtë javë ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës, Ramadan Muja me drejtorët komunal, ku janë miratuar disa konkluzione.

Qeveria komunale e Prizrenit ka miratuar Propozim-Rregulloren mbi Aplikimin e Tatimit në Pronën e Paluajtshme në komunën e Prizrenit për vitin 2013 dhe të njëjtën ia ka proceduar për miratim Kuvendit të Komunës.

Propozim-Rregullorja për vitin 2013 parasheh rritjen e normave tatimore të pronës për të gjitha kategoritë, derisa baza tatimore mbetet e njëjtë në shumicën e kategorive, derisa në disa prej tyre ulet respektivisht shtrenjtohet simbolikisht.

Baza tatimore mbetet e njëjtë për pronat rezidenciale, shtëpi dhe banesa, garazha, pronat bujqësore, ato të braktisura e të pabanuara, të papërfunduara, fushat sportive dhe pishinat. Baza tatimore parashihet të shtrenjtohet për pronat industriale, derisa lirohet për zyrat, hotelet e restorantet.

Ndërkohë norma tatimore për pronat rezidenciale, shtëpi dhe banesa nga 0.09% propozohet të shtrenjtohet në 0.15%, për pronat industriale nga 0.11 % në 0.16%, për pronat komerciale nga 0.12% në 0.18%, për garazhat nga 0.09% në 0.15%, për prona bujqësore nga 0.07% në 0.15%, për pronat e braktisura nga 0.07 % në 0.15%, për pronat e papërfunduara nga 0.09% në 0.15%, për fushat sportive nga 0.12% në 0.18% dhe për pishinat nga 0.12% në 0.18%.          

Ekzekutivi komunal ka marrë konkluzion për formimin e komisionit për verifikimin e çështjeve pronësore-juridike të banesave kolektive në rrugën “Nëna Terezë”, në bazë të propozimit të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kjo drejtori ka theksuar se në këto banesa sociale komisioni duhet të verifikoj numrin e banesave dhe kontratat që posedohen, pasi që lokacioni është vërtetuar se është pronë komunale dhe nga DUPH-ja është caktuar si lokacion për ndërtimin e kompleksit banesor dedikuar familjeve të dëshmorëve dhe disa rasteve sociale.

Qeveria lokale në bazë të propozimeve të DPMS-së ka dhënë pëlqime edhe për lejimin e mjeteve për përkrahje të disa rasteve sociale dhe mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të një zyrtareje komunale.

Po ashtu drita e gjelbër i është dhënë edhe propozimit të DSHP-së për shpalljen e tenderit për ndërtimin e kulmit dhe të mbulesës së nënkalimit në fshatin Piranë, që i shërben nxënësve për të kaluar rrugën deri në shkollë.   

Në takimin e kryetarit me drejtorët komunal u miratua edhe propozimi i DTZHE-së për spotin promovues të monumenteve kulturore në Prizren, që do të transmetohet në tri mediet lokale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)