17 Nëntor 2024

Privatizimi pasuroi politikanët, shkatërroi ekonominë

Prishtinë, 12 shkurt - Ekspertët e ekonomisë e cilësojnë të dështuar procesin e deritashëm të privatizimit në Kosovë. Sipas tyre, shumica e ndërmarrjeve të mëdha të privatizuara kanë shkuar në pronësi të bizneseve, që janë të lidhura fort me politikën.

Rrjedha e privatizimit të ish-ndërmarrjeve shoqërore as për së afërmi nuk ka dhënë efekte pozitive në hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit që ka qenë edhe synimi kryesor i tij.

Nga rreth 520 ndërmarrje shoqërore sa figurojnë të jenë në pronësi shoqërore, Agjencia Kosovare e Privatizimit deri më tani ka arritur të privatizojë shumicën prej tyre dhe është në proces të përmbylljes së likuidimit.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)