Privatizimi duhet të mbarohet deri në fundin e vitit
Beograd, 20 mars - Me Ligj për privatizim, i cili është miratuar në mesin e vitit 2014, është parashikuar që ky proces të përfundojë deri në fundin e këtij viti. Ndërkohë, është shpallur ftesa publike për mbledhje të letrave për interesim, përmes të cilëve janë interesuar 1.800 blerës të mundshëm.
Kjo ka dhënë optimizmin për organe mbikëqyrëse, dhe është paralajmëruar që deri në fundin e janarit do të shpallen tenderët publike për shitje të firmave më të mëdha.
Në atë mazhorancë nuk janë klasifikuar 188 firma, për të cilat Qeveria ka miratuar Planin e Veprimit që të shkojnë në falimentim, as edhe 90 firma, që nga arsye e ndryshme janë përjashtuar nga procesi i privatizimit.
Kur bëhet fjalë për grupin e parë, për të cilën parashikohet falimentimi, për 76 firma menjëherë është shpallur falimentimi, sepse nuk kanë të punësuar. Mes të tjerëve, janë ato firma për të cilat ekziston mundësia e riorganizimit të tyre dhe vazhdimit të punës në formë të ndryshme, sepse kanë pronë dhe pajisje me vlerë dhe pritet që mund të gjejnë blerës.
Ato firma që nuk kanë investues të interesuar dhe me vjet nuk janë duke prodhuar dhe fituar asgjë por vetëm ngarkojnë borxhet, falimentimi do të jetë një hap deri tek falimentimi.
Në atë rast punëtorët do të marrin pagesën për shkurtim nga puna në vlerën prej 200 euro të vitit të stazhit. Pagesat për shkurtim nga puna janë parashikuar edhe për firma për të cilat ekzistojnë blerësit e interesuar në rastin që të mos arrihet marrëveshja për shitje. Për këtë qëllim nga buxheti do të ndahen 16 miliardë dinarë.
Problemin e veçantë e përfaqësojnë 162 firma në rindërtim, që kanë borxhe të mëdha sepse sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga 1 qershor ndalon mbrojtja e tyre nga pagesa e kreditorëve. Kjo do të thotë që në ato firma do të bllokohen llogaritë. Prandaj Qeveria përgatit zgjidhjet e përshtatshme për ta kapërcyer atë problem.
Nga firmat që kanë blerës të mundshëm, tenderi publik për shitje është shpallur vetëm për disa firma siç janë Krushka pllastika nga Oseçina, sh.a. Alleksa Shantiq nga vendi me emrin e njëjtë dhe korporata e Fabrika e automjeteve Priboj. Për atë arsye nga pak kohë më parë drejtori i Agjencisë për privatizim Ljubomir Shubura ka shprehur dyshim, që nëse vazhdohet me atë ritëm, do të tejkalohet afati për privatizim.
Pra, në listën janë më shumë se 200 firma, kurse procedura për shpallje të tenderit është duke u zhvilluar ngadalë, kështu që nuk dihet a në 10 muaj të mbetur do të mbarohet kjo punë të madhe. Si problem më të madh, ai ka cituar marrëdhëniet e pazgjidhura pronësore dhe numrin e madh të ofertave të blerësve të mundshme.
Në Ministrin e Ekonomisë tregojnë që të gjithë problemet do të kapërcehen në periudhë të ardhshme, sepse privatizimi do të përfundohet siç është planifikuar deri në fundin e vitit 2015. Mbarimi i privatizimit është pjesë së ofertës me FMN-në si edhe kusht për miratim të kredisë për mbështetje buxhetore në vlerën prej 200 milion dollar nga ana e Bankës Popullore.