Pritet te rriten garancitë gjermane për paketën e shpëtimit të euros
Berlin, 28 shtator - Bundestagu gjerman duhet të vendosë këtë të enjte në Berlin nëse do të rriten garancitë gjermane për paketën e shpëtimit të euros.
Nëse propozimi votohet në parlament atëherë kontributi gjerman do të dyfishohet nga 123 në 211 miliardë euro.
Megjithë kundërshtimet e para ndërkohë edhe partitë opozitare SPD dhe të Gjelbërit sinjalizojnë gatishmërinë e tyre për të miratuar propozimin e qeverisë.
Çështje e hapur mbetet nëse koalicioni qeveritar nga Unioni dhe liberalët e FDP-së do të arrijnë shumicën e rëndësishme simbolike prej 311 votash.