18 Nëntor 2024

Priten norma njëshifrore të interesit për kredi

Prishtinë, 13 qershor - Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK), Petrit Balija, ka deklaruar se ardhja e bankës “Ziraat Bank” në tregun e Kosovës është lajm shumë i mirë sepse, sipas tij, ardhja e një banke serioze në Kosovë do ta pasurojë edhe më shumë nivelin e konkurrencës brenda sektorit.

“Mendoj se konkurrenca gjithmonë ndikon pozitivisht në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimin e ofertës. Jemi duke punuar vazhdimisht t’i eliminojmë barrierat për afarizmin bankar në tregun e Kosovës, në mënyrë që ky treg të jetë sa më atraktiv për bankat e reja dhe të gjenerojmë interesim në këtë drejtim”, ka thënë Balija. Ai ka deklaruar se normat e interesit në Kosovë janë duke shënuar rënie.

“Shpeshherë citohen analistë të ndryshëm që thonë se normat e interesit në Kosovë janë mbi 15 për qind, por nuk mund të thuhet tani, pasi norma mesatare e interesit për kredi ka rënë dukshëm në 10.6 për qind në fund të muajit prill 2014”, ka theksuar ai.

Balija në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re” ka bërë me dije se deri në vitin e ardhshëm pritet të ulen normat e interesit për kredi. “Mendoj se deri në vitin e ardhshëm do të arrijmë në norma të interesit njëshifror”, ka potencuar ai. Sa iu përket normave të larta të interesit për kredi, ai ka deklaruar se ato nuk mund të jenë të ulëta si në vendet e zhvilluara për shkak të riskut që paraqitet në tregun tonë.

“Në momentin që paraqitet ndonjë dështim ose vështirësi për kthimin e kredisë, banka gjendet në një pozitë shumë të pafavorshme, sepse ligji nuk është në dispozicion të bankës për ta zbatuar kontratën në fjalë, e kjo paraqet problem shumë të madh. I kemi mbi 10 mijë lëndë të bllokuara në gjykata që paraqesin një vlerë rreth gjysmë miliard euro”, ka shtuar ai.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)