#PrishtinaNdihmon planifikon të vazhdojë me aksione humanitare
Prishtinë, 16 janar - Iniciativa për të ndihmuar familjet në nevojë për rajonin e Prishtinës ka përfunduar gjatë ditës së djeshme, iniciativë kjo e nisur me datë 9 janar.
Sipas një komunkata kjo inciativ thekson se fillimisht ishte planifikuar të mbahet për dy ditë, por pas kërkesave të shumta të qytetarëve për të kontribouar me veshmbathje dhe ushqim për familjet në nevojë, aksioni vazhdoi edhe për 5 ditë tjera radhazi.
Gjatë këtyre ditëve u janë shpërndarë ndihma në më shumë se 200 familje në Prishtinë dhe komunat tjera të afërta.
Secila familje ka marrë veshmbathje dhe pako ushqimore. Pakot ushqimore janë përbërë nga: miell, vaj, qumësht, kripë, sheqer, oriz, fasule, patate, qepë, makarona, çaj, djath etj. Fillimisht, pjesë e grupit iniciues ishin vetëm 6 të rinjë, por aksionit i janë bashkuar një numër i madh i vullnetarëve të cilët kanë ndihmuar në mbledhjen dhe transportimin e pakove.
#PrishtinaNdihmon planifikon të vazhdojë me aksione humanitare edhe në të ardhmen e afërt.