Prishtina sot mund të mbetet pa ujë
Prishtinë, 31 tetor - Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina ka njoftuar se konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së Batllavës, përfshirë 70 % të Prishtinës me rrethinë, mund të ketë çrregullime në sistemin e rrjetit të ujësjellësit rreth 6 orë.
KUR Prishtina thotë se është e detyruar të ndërpresë prodhimin e ujit nga sistemi i Batllavës rreth 6 orë, për shkak të fshatit Lupq dhe Vranidoll, pasi që këto fshatra qe 4 ditë kanë mungesë të ujit të pijshëm si shkak i dëmtimit të valvolave të rrjetit të ujit që e rregullojnë sistemin e furnizimit me ujë për këto dy fshatra.
Dëmtimi i këtyre valvolave të ujit ka ardhë si shkak ivjetërsisë së tyre dhe manipulimit të tyre nga ana e personave të panjohur dhe të pandërgjegjshëm, ku si pasojë ka ardhë deri te mungesa e ujit në fshatrat Lupq dhe Vranidoll, 4 ditë rrjesht. Me përfundimin e punimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do ti kthehet normalitetit, thuhet në njoftim.
KUR Prishtina thotë se në përgjithësi, furnizimi me ujë po vazhdon të jetë stabil dhe kjo falë nivelit të kënaqshëm të ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci dhe investime ve në rehabilitimin e rrjetave të ujësjellësit