16 Nëntor 2024

Prishtina ndihmon zhvillimin ekonomik të zonave rurale

Prishtinë, 29 tetor - Në kuadër të strategjisë së bashkëpunimit për zhvillim në mes të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Kosovës, sot Komuna e Prishtinës nënshkroi marrëveshjen me këtë Agjenci për projeketin:   \"Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik në zonat rurale\" .

Ky projekt ka për qëllim ndihmën në zhvillimin ekonomik të zonave rurale, me fokus të veçantë në zhvillimin e bujqësisë. Projekti do të implementohet në bashkëfinancim të të dy palëve.

Në emër të Agjencisë Austriake për Zhvillim marrëveshjen e nënshkroi Christian Geosits, kryesues i zyrës së koordinimit të ADA-së, ndërkaq në emër të Komunës së Prishtinës, Kryetari, Shpend Ahmeti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)