Prishtina ka rendësi te veçantë për komunitetin e biznesit
Prishtinë, 18 janar - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se Prishtina si kryeqytet, jo vetëm në pikëpamje formale por edhe ne aspektin ekonomik është kryeqytet i Kosovës.
Gjate takimit me kryetarin e Komunës se Prishtinës Isa Mustafa Gërxhaliu ka thënë se Prishtina është një qendër jo vetëm pse është formalisht kryeqytet po është edhe një ombrellë e institucioneve ndërkombëtare dhe partneritetit dhe dialogimi me komunën e Prishtinës është e rëndësisë se veçante.
Shume sfida, shume brenga te komunitetit te biznesit janë adresuar ne te kaluarën, adresohen edhe sot dhe besoj se kjo forme dhe kjo qasje e kryetarit dhe stafit te vet qe përmes dialogut te minimizohen ose te eliminohen barrierat e ndryshme është diçka qe duhet te jete model edhe për te tjerët, ka thënë Gerxhaliu.
Gërxhaliu ka vlerësuar se shume procedura burokratike, shume dokumente janë reduktua dhe sot sektori privat ne Prishtine merr fryme me lehte dhe ketë duhet pranuar dhe respektuar.
Kryetari i Prishtinës me ketë rast ka thënë se e çmojnë shume larte rolin e bizneseve dhe te sektorit privat ne zhvillimin ekonomik jo vetëm te komunës se Prishtinës por edhe zhvillimin ekonomik te Kosovës.
Ne kemi përqafuar një ekonomi te tregut te cilës do ti hapim rruge sepse presim qe problemet tona te zhvillimit ekonomik, problemet sociale dhe problemet e tjera nuk mund ti zgjidhim në qoftë se nuk e nxisim sektorin privat. Ne presim qe te bëjmë punësimin me te madh, rritje ne sektorin e prodhimit për ta përmirësuar bilancin tregtar me jashtë, pasi qe kemi investime te produkteve te cilat ne mund ti prodhojmë këtu, kemi gatishmëri dhe zotësi te bizneseve qe ato pune ti bëjnë vet dhe përmes kësaj ne do ta përmirësojmë strukturën ekonomike, do te përmirësojmë pjesëmarrjen tone ne tregun regjional dhe ne tregun evropian, ka thënë Mustafa .
Ai tha se ka shpreh gatishmërinë e komunës se Prishtinës qe maksimalisht ne tu përgjigjemi interesave te bizneseve ne komune ne sektorë te ndryshme.
Ne jemi koshient se sektorin me te forte e kemi sektorin e ndërtimeve qe tani punon ne Prishtine dhe kemi hequr dore nga taksat e komunës për ushtrimin e bizneseve, sepse vlerësojmë se efektet indirekte te heqjes se taksave janë shume me te mëdha se sa qe kane qene efekte direkte per buxhetin e komunës se Prishtinës, për arsye se ato nxisin qëndrimi ne bizneseve ketu mos ikjen e tyre nga Prishtina dhe nga Kosova dhe krijojnë rrethana për punësim veçmas te rinjve.
Mustafa premtoi se vazhdimësi do ti trajtojnë kërkesat e tjera dhe problemet e tjera qe janë probleme te përbashkëta dhe shprehim gatishmërinë qe tu japim prioritet te rendit te pare çështjeve te zhvillimit ekonomik sepse ato janë me te rëndësishmet për Prishtinën edhe për qytetaret e Kosovës