Prishtina i fal borxhlinjtë nga nëntori
Prishtinë, 23 tetor - KUR Prishtina sh.a. ka njoftuar të gjithë konsumatorët e tetë komunave: Prishtinë, Fushë Kosovë, Besianë, Shtime, Lipjan, Graçanicë, Drenas dhe Obiliq, se duke filluar nga muaji nëntor do ta fillojë zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve.
KUR Prishtina ka identifikuar të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit që kanë borxhe të pashlyera ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit e të cilët mund të përfitojnë nga falja e borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008. Nga falja e borxheve për ujësjellës dhe kanalizim për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, ashtu siç e përcakton Ligji, do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e tetë komunave të lartcekura, ata të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni me kusht që borxhet nga data 1 janar 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 të paguhen (bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike).
Pagesat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014, mund të bëhen brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, deri më 2 shtator 2016, është thënë në njoftimin e KUR Prishtina.
Me tuje KUR Prishtina ka njoftuar konsumatorët se do të përfitojnë nga falja e borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, nëse lidhin marrëveshje me KUR Prishtina sh. a. për riprogramim borxhi dhe nuk i përmbaheni në përpikëri kësaj marrëveshje.
Ligji për Faljen e Borxheve publike, ka paraparë faljen e borxheve publike ndaj KUR Prishtina sh. a. bashkë me përcaktimin e kritereve dhe procedurave për faljen e këtyre borxheve, që si personat fizikë, po ashtu edhe ata juridik kanë deri më 31 dhjetor 2008.