17 Nëntor 2024

Prishtina do të organizojë Panairin “Blej Shqip”

Prishtinë, 7 nëntor - Komuna e Prishtinës nënshkroi marrëveshjen e parë të bashkëpunimit me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë përmes Qendrës Kombëtare të Panaireve (QKP) nën vartësinë e kësaj Ministrie.

Në këtë marrëveshje parashikohet bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi për një sërë aktivitetesh në datat 27-28 nëntor 2014 në shënimin e Ditës së Pavarësisë.

Aktivitetet do të përfshijnë organizimin e Panairit “Blej Shqip” në qendër të Prishtinës me prodhues dhe kompani nga treva të ndryshme shqiptare, koordinimin e takimeve mes kompanive të ndryshme shqiptare për rritjen e bashkëpunimit, si dhe një program të larmishëm artistiko-kulturor që do të zhvillohet paralel me aktivitetet e Panairit. 

Marrëveshja mes dy institucioneve u nënshkrua në datën 6 nëntor 2014 nga Drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota, dhe nga titullarja e Qendrës Kombëtare të Panaireve, Elisabeta Katiaj.

Kjo marrëveshje parashikohet të jetë vetëm një hap i parë drejt bashkëpunimit të mëtejshëm në të ardhmen në aktivitete që ndihmojnë dhe promovojnë prodhuesit dhe kompanitë shqiptare duke zgjeruar dhe konsoliduar tregun vendas.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)