Prishtina dhe Bursa nënshkruan protokollin e binjakëzimit
Prishtinë, 2 shtator - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Prof. Dr. Isa Mustafa si dhe kryetari i Bashkisë së Bursës, Recep ALTEPE, kanë nënshkruar protokollin e binjakëzimit të Komunës së Prishtinës me Bashkinë e Bursës.
Ky dokument paraqet një rëndësi të veçantë për konkretizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat si: ndërtimi i marrëdhënieve të ndërsjella në lëmin e ekonomisë, të arsimit, kulturës dhe të turizmit.
Komuna e Prishtinës dhe Bashkia e Bursës do të bashkëpunojnë edhe për për përforcimin e qeverisjeve lokale dhe përgatitjen e projekteve për zhvillimin e tyre.
Kryetari i Komunës së Prishtinës Prof. Dr Isa Mustafa në këtë vizitë zyrtare është i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Sami Hamiti, dhe anëtarët tjerë të delegacionit: Shefqet Sylejmani, Engim Beyoglu dhe Vlora Dumoshi.
Qyteti i Bursës ndodhet në juglindje të detit Marmara me një popullsi prej 2.5 milionë banorëve dhe është qyteti i katërt për nga madhësia në Turqi.
Bursa është e njohur edhe për numrin e madh të popullit shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë atje.
Bursa është qyteti i dytë, pas Ankarasë, i Republikës se Turqisë që është binjakëzuar më kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtina.