Prioritet i AKB e MPMS-ja punësimi i nga një anëtari të secilës familje
Prishtinë, 20 shtator - Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizeneve, kanë takuar ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçicën, ku kanë diskutuar lidhur situatën socio ekonomike dhe mundësit për përmirësimin e mjedisit ekonomike për mirëqenie më të mirë sociale.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se janë partner tradicional me këtë institucion dhe bashkëpunimi i ndërsjelltë duhet të vazhdoi me qëllim të identifikimit të sfidave t ë përbashkëta dhe përmirësimin e tyre.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, informoi ministrin se vazhdimisht kanë realizuar dhe vazhdojnë të realizojnë projekte dhe hulumtime të natyrave të ndryshme.
Ai përmendi hulumtimet e tregut të punës, kosotja e punës, berzën e punësimit e të tjera, këto me interes jo vetëm për institucionet vendës e ndëkrombëtare, por edhe për bizneset, punonjësit e të tjerët.
Sipas tij AKB-ja është e gatshme të vazhdoi realizimin e këtyre projekteve të cilat ndikojnë në përmirësimin e statistikave më të sakta dhe të punësimeve.
“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka nevojë për informata të skata nga terreni në mënyrë që të hartoi politika më avancuese për punësim, për të cilën programi juaj qeveriësës për politikat sociale është nga më të avancuarit deri më tash.”, tha Shahini.
Skender Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se do të jetë i hapur për bashkëpunim dhe përkrahje nga dhe për të gjithë sidomos për ata që kanë iniciativa e projekte konkrete që ndikojnë në përmirësimin e gjendjes nga sektorët që ka përgjegjësi ministria.
Sipas tij AKB-ja është një organizat e fuqishme dhe që ndihma e tyre karshi sfidave që ka ministria është e mirëpritur.
“Kemi përpara shumë sfida që kërkojnë përmirësime dhe gjatë mandatit tim fokus kryesor do të jetë punësimi sidomos i familjarëve që nuk kanë asnjë të punësuar”, tha ministri.
Ai shtoi se mision do të kenë që të punësojnë nga një anëtarë të secilës familje që nuk ka asnjë të punësuar dhe menjëherë do të nisë të hulumtojnë për këtë. Pra secila familje do të ketë nga një të punësuar, ku me këtë do tregojmë se do të trokasim në dyertë e secilës familje.
Ai tregoi se në vend ka shumë familje që marrin asistencë sociale e në anën tjetër edhe punojnë dhe kjo formë duhet të ndalet. Ai kërkoi përkrahje në këtë aspket edhe nga AKB-ja e partnerët e saj për të realizuar këtë synim i cili do të jetë i përbashkët për të gjithë ata që kanë për qëllim uljen e papunësisë në vend.
Pra prioritet i dy palëve ishte punësimi i nga një anëtari i së secilës familje të papunsuar.
Ministri Skender Reçica, tha se prioritet do të jetë edhe vetë punësimi, ku ka mjaft të rinjë të arsimuar dhe që presin përkrahjen apo dorën e shtetit. Për këtë kemi biseduar edhe me donatorët e huaj të cilët kanë shprehur gatishmëri që të mbështesin këto iniciativa me projekte konkrete.