Princi i Arabisë harxhon 15 milion euro vetëm për tre ditë
Paris, 3 qershor - Princi i Arabisë Saudite ka harxhuar 15 milion euro vetëm për tre ditë me grupin e tij, edhe atë për ta festuar postin e tij.
Princi Fahd al-Saud ka rezervuar gjithçka që ka mundur prej 22 e deri më 24 maj për 60 mysafirët dhe të ftuarit e tij.
Për festim kanë qenë të prezantuara ngjarje interesante nga personazhet më të rralla në Disnilendin Europian në Paris, shkruan AFP.
Nuk ka munguar edhe sigurimi special për princin, ka thënë një nga klientët e parkut.
Parku i Disnilendid në Paris është një ndër vendet më të vizituara në Evropë. Vitin e fundit e kanë vizituar rreth 16 milion turist.
Këtë organizim dhe harxhim të princit, nuk e ka bërë askush 20 vitet e fundit.
Ndërkaq, në forumet Islame janë dërguar një serë kritikash duke thënë se këto janë të hollat e muslimanëve, ndërsa princi i harxhon pa nevojë, duke pasur parasysh se në botë njerëzit vdesin urie.