20 Nëntor 2024

Prezentohet studimi ekonomik i shërbimeve në Malin Sharr

Prishtinë, 27 gusht - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) do të prezantojnë sot studimin mbi kontributin ekonomik të ekosistemeve të Parkut Kombëtar Mali Sharr.

Studimi, i cili thekson  kontributin e ekosistemeve që gjenden në dhe përreth Parkut Kombëtar Mali Sharr në sektorë të caktuar ekonomik, dhe përcjellë dobitë e ekosistemeve të Parkut për shoqërinë, është përgatitur nga projekti “Konservimi i Biodiversitetit dhe Menaxhimi i Shfrytëzimit të Qëndrueshëm të Tokës në Dragash”.

Studimi analizon sektorët e caktuar ekonomikë dhe përcakton dobitë dhe humbjet nga aktivitetet ekonomike nën  menaxhimin e “dobët” dhe të “qëndrueshëm” ambiental.

Studimi paraqet një vlerësim të praktikave të tanishme apo “të dobëta”  të menaxhimit të ekosistemeve dhe krahason ato me praktikat e mundshme të “menaxhimit  të qëndrueshëm të ekosistemeve”.

 Pas prezentimit vazhdohet me një  punëtori rreth planit financiar për Parkun Kombëtar.

Zyrtarë qeveritar, përfaqësues të UNDP-së dhe palë të interesit do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)