Prezantohet studimi ‘Bashkëjetesa me COVID-19: Tri shtylla të rimëkëmbjes”

Prishtinë, 18 korrik - Instituti Riinvest organizon debatin në kuadër të projektit ‘Përmirësimi i politikave për të përballuar efektet negative të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19’ mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). 
Në kuadër të këtij projekti do të prezantohet raporti final, përkatësisht studimi i ri, ‘Bashkëjetesa me COVID-19: Tri shtylla të rimëkëmbjes”. 
Në këtë takim pritet te marr pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti. 
Raporti synon të rekomandojë përmirësimin e politikave për të zvogëluar efektet negative, me përqendrim në ekonomi, që COVID-19 ka shkaktuar në Kosovë. 
Qëllimi i Raportit është t’i kontribuojë një debati domethënës dhe të paanshëm midis palëve të interesuara lidhur me situatën shëndetësore dhe ekonomike në Kosovë. 
Debati do të fokusohet në tri boshte: (i) trendet e përhapjes së pandemisë dhe shkaqet e kësaj rritjeje; (ii) programin e rimëkëmbjes në dritën e rishikimi të buxhetit; dhe (iii) çështjet e stabilitetit politik dhe institucional të përcjella me një konflikt të ashpër politik.
  














