16 Nëntor 2024

Prezantohet strategjia për kontrollin e e Financave Publike

Prishtinë, 21 maj - Ministria e Financave në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian organizojnë konferencën për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike ku edhe do të prezantohet edhe strategjia e Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike 2015-2019.

Strategjia për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike (KBFP) 2015-2019, e miratuar së fundi, do të prezantohet të enjten, më 21 maj 2015.


Kjo strategji  është përgatitur nga projekti përkatës i financuar nga BE dhe do të jetë një prej dokumenteve referencë për Reformën e Menaxhimit të Financave Publike në vitet e ardhshme.

Qëllimi i kësaj konference është vetëdijesimi i Qeverisë së Kosovës për zotimin dhe përgjegjësinë e menaxhmentit të lartë të institucioneve të sektorit publik në implementimin e Strategjisë KBFP përmes fuqizimit të kontrollit mbi financat publike, duke rritur efikasitetin e shpenzimeve publike dhe plotësimin e kërkesave të Kapitullit 32 të “Kontrollit Financiar” të Acquis së BE-së”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)