16 Nëntor 2024

Prezantohet revidimi parcial i planit rregullues të parkut të Gjakovës

Gjakovë, 25 shtator - Sot në Komunën e Gjakovës është mbajtur prezantimi publik për revidimin parcial të planit rregullues të parkut të qytetit 2015.

Në këtë prezantim morën pjesë qytetarë, asambleistë, arkitektë dhe të interesuar tjerë nga Komuna e Gjakovës. 

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila prezantoi në detaje para qytetarëve qëllimin e revidimit të këtij plani ku ka theksuar se fillimisht vendimi për ri urbanizimin dhe hartimin e planit rregullues Urban te potezit “Parku i qytetit dhe segmenti veri-perëndimor i rrugës “Tirana” është marrë me datë: 31.03.2011.

Ndërsa dy vendime tjera në parim për Planin rregullues Urban i potezit parku i qytetit është marrë me datë 31. 10. 2012 dhe vendimi për ndryshimin e lokacionit të objektit administrativ është bërë në mars të vitit 2013.

Komuna e Gjakovës në bazë të analizave të gjendjes aktuale propozon revidim parcial të këtij plani në bazë të këtyre arsyeve:

u    1. Gjimnazi Hajdar Dushi nuk ka çasje në rrugë publike

u    2. Përmirësimi i rrjetit rrugor të qendrës, lidhja në mes rrugëve primare (krijimi i rrugës shkarkuese në mes rrugës Tirana – tranzimi dhe Marin Barleti – rruga e ish Gjimnazit

u    3. Ndërrimi i destinimit të objektit administrativ në objekt rezidencial.

Nga ky propozim, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila theksoi që propozimi për ndërrim të destinimit të ndërtimit është bërë duke respektuar objektivat e projektit paraprak.

Plani aktual dhe i propozuar për gjelbërimin do të mbetet i njëjtë, hapësirat rekreative nga plani aktual - mbetet i njëjtë, hapsira funksionale e stadionit “Vllaznimi” mbetet i pacenuar dhe hapësira e gjimnazit pasurohet me hapje të reja dhe qasje të reja.

Nga pjesëmarrësit pati interesim rreth paqartësive eventuale, komente dhe diskutime të cilat u sqaruan detajisht në këtë prezantim publik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)