17 Nëntor 2024

Prezantohet raporti për barazinë gjinore, pronësinë e mundësitë ekonomike

Prishtinë, 22 prill - Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuqi, do të flasë me rastin e prezantimit të raportit Barazia Gjinore, Pronësia dhe Mundësitë Ekonomike.

Gjatë këtij evenimenti do të paraqiten gjetjet kryesore të raportit “Barazia Gjinore, Pronësia dhe Mundësitë Ekonomike,” i cili ka për qëllim të nxjerrë në pah gamën e çështjeve të cilat i pengojnë gratë në të ushtruarit efektiv të të drejtave të tyre pronësore, duke u kufizuar me këtë mundësitë e angazhimit në aktivitete afariste. 

Ky raport është sajuar përmes Programit të të Drejtave Pronësore (PRP) të USAID-it, aktivitet ky katërvjeçar i cili ka për qëllim t’i adresojë sfidat nga fusha e të drejtave pronësore dhe të zhvillojë një plan për stabilizimin e regjimit të të drejtave pronësore në Kosovë.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)