15 Nëntor 2024

Prezantohet raporti i llogaridhënies financiare dhe shpenzimeve publike

Prishtinë, 24 shkurt - Zyra e Bashkimit Evropian dhe Qeveria e Kosovës kanë prezantuar sot raportin “Vlerësimi i Llogaridhënies Financiare dhe Shpenzimeve Publike për Kosovë".

Raporti i Performancës PEFA 2015 është rezultat i procesit të vlerësimit që është bërë gjatë vitit 2015.

Ky proces po menaxhohet bashkërisht nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Qeveria e Kosovës.

Vlerësimi i vitit 2015 është bërë nga një ekip konsulentësh që janë kontraktuar përmes Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Qëllimi i këtij prezantimi është sigurimi i një analize objektive të performancës aktuale të sistemit për Menaxhimin e Financave Publike (MFP) në Kosovë.

Cristof Stock nga zyra e BE-së në Kosovë, tha se për hartimin e këtij raporti janë angazhuar dhe kanë punuar shumë institucione dhe akterë të ndrysëm, derisa sot raporti është finalizuar dhe i paraqet disa nga gjetjet e tij.

“Qeveria e Kosovës është duke e bërë një progres mjaft të madh të ndjeshëm në sistemin e menaxhimit të financave publike, progresi pra është i dukshëm, megjithatë ka disa fusha të cilat ende kanë nevojë për përmirësim. Megjithatë me miratimin e rekomandimeve të raportit që qeveria ti bëjë këto përmirësime, shembull: fuqizimi i saktësimit në përgatitjen dhe ekzekutimin e buxhetit të institucionit, pra do të mundësojnë që të kenë edhe funksionin më të qartë dhe më të mirë të auditimit të brendshëm”, deklaroi ai.

Kurse, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, tha se raportit të sotëm i kanë parapri disa vlerësime të mëparshme të cilat janë ndihmuar nga BE dhe USAID-i në Kosovë.

“Deri më tani me ndihmën e BB-së, USAID-it janë zhvilluar dy vlerësime të PEFA-s, ato të vitit 2007 dhe 2009 dhe janë zhvilluar më tutje edhe një vetvlerëism kisha me quajt nga ana e qeverisë në vitin 2013. Ky dokument është vazhdimësi e dokumenteve të mëparshme dhe besoj se është një dokument që do t’i shërbej qeverisë me arritjen e objektivave në menaxhimin e financave publike, kështu që ky dokument është një kornizë e mirë për me mat fushën ose progresin në fushën e financave publike, e mbi bazën e këtyre matjeve ne do të përcaktohemi përmes strategjisë dhe menaxhimit të financave publike edhe objektivat e ardhshme me planin e veprimit për përmirësim të mëtutjeshëm, menaxhimin e financave publike dh e llogaridhënien financiare”, u deklarua ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)