Prezantohet projekti Ta Pastrojmë Kosovën në një ditë
Prishtinë, 15 mars - Organizuar nga Iniciativa Qytetare Lets Do it Kosova do të mbahet konferenca ku do të prezantohet lansimi i projektit Ta Pastrojmë Kosovën në një ditë.
Kjo është një iniciativë e Lets Do it Kosova, e që është pjesë e levizjes globale Lets do it World
Këtë projekt është duke e përkrahur edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Për ta përkrahur këtë iniciativë shumë të qëlluar, në Konferencën e nesërme do të marr pjesë zëvendësministri i MMPH-së Ilir Mirena.
Fushata Ta pastrojmë Kosovën ka për qëllim mobilizimin së qytetarëve të Kosovës për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, kampanja përmbyllet me aktivitetin i cili do të organizohet në tërë territorin e Kosovës ku brenda një 24 Majit synohet mobilizimi i mbi 50 mijë vullnetarëve për pastrimin e mbeturinave, kjo ditë do të bëhet ditë tradicionale e pastrimit të mbeturinave në Kosovë.
Kjo fushatë është pjesë e fushatës lets do it world e cila do të zhvillohet në vitin 2012 në mbi 60 shtete në tërë Botën.
Lets do it ka filluar në vitin 2008 në Estoni, pastaj ka vazhduar dhe me sukses të plotë është realizuar edhe në Slloveni, Lituani, Rumani dhe shtete të tjera.