28 Prill 2024

Prezantohet projekti për shetitoren e qytetit të Mitrovicës

Mitrovicë, 3 shkurt - Në qytetin e Mitrovicës këtë vit pritet të nis realizimi edhe i një projekti tjetër shumë të rëndësishëm.

Tashmë ekspertë të angazhuar nga Komisioni Evropian kanë përgatitur projektin për shëtitoren e qytetit që përfshin rrugën prej sheshit “Adem Jashari” në drejtim të Shtëpisë së Mallrave e deri te palestra e sportit “Minatori”.

Ky projekt është prezantuar në prani të kryetarit të komunës, Avni Kastrati, drejtorit të Urbanizimit, Mehdi Bala dhe zyrtarëve të tjerë komunalë, të cilët kanë dhënë vlerësimet e tyre.

Kryetari Kastrati, tha se me anë të këtij projekti qendra e qytetit do të shndërrohet në një zonë moderne.

Ai theksoi se edhe ky është një ndër projektet kapitale që pritet të nis së realizuari këtë vit, pos projekteve të tjera të mëdha si “Zona e gjelbër rreth Lushtës”, mandej qendra rekreativo-sportive etj.

“Janë projekte të mëdha dhe shumë të kushtueshme, të cilat do të realizohen fal mbështetjes nga Komisioni Evropian si dhe donatorëve të tjerë”.

Lidhur me projektin e shëtitores, drejtori i Urbanizimit, Mehdi Bala, tha se nga prezantimi është sqaruar se në zonën e përmendur nuk do të ketë fare trafik.

Sipas tij, sheshi “Adem Jashari” do të shndërrohet në një vend të përshtatshëm për manifestime të ndryshme dhe do të zë më shumë se 10 mijë veta.

Ndërsa, tek shtatorja e “Mehë Ukës” do të ndërtohet një pjesë e veçantë e shëtitores, që do të njihet si pikëtakim.

Bala tha në fund, afër palestrës do të ketë një park të vogël, ku pos drunjëve të përshtatshëm për park dhe shëtitore do të ketë edhe ulëse për qytetarët.

Ai tha se realizimi i këtij projekti që do të financohet nga Komisioni Evropian ka një vlerë prej 2.2 milionë eurosh.        

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)