Prezantohet projekti për punësimin e personave me aftësi të kufizuara
Skenderaj, 18 tetor - Qendra Kosovare për Vetë-Përkrahje (QKVP), Handikos Vushtrri dhe komunat Skenderaj dhe Komuna e Vushtrrisë organizojn konferencën finale të projektit: “Rritja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara përmes zbatimit të planit lokal të veprimit për punësimin e PAK në Skenderaj dhe Vushtrri”.
Projekti është i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i bashkëfinancuar nga Komuna e Skenderajt dhe Komuna e Vushtrrisë.
Qëllimi i konferencës është të prezanton të arriturat dhe perspektivat e këtij projekti shumë të rëndësishëm për personat me aftësi të kufizuara në komunat Skenderaj, Vushtrri, Mitrovicë dhe Gllogoc.
Projekti ka arriturat punësimin dhe vetë-punësimin e 26 personave me aftësi të kufizuara nga këto komuna të targetuara, duke kontribuar kështu në përmirësimin e jetësë së tyre.