Prezantohet programi zhvillimor për stafin komunal
Prishtinë, 23 prill - Ndihma financiare e DFID-it, nga Mbretëria e Bashkuar, ka përkrahur dhe ndihmuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Asociacionin e Komunave në hartimin dhe dizajnimin e projektit për decentralizimin e shërbimeve sociale në Kosovë Projekti i përforcimit të sistemit financiar dhe administrativ për decentralizimin e shërbimeve sociale.
Ky projekt është dizajnuar kryesisht për transferimin e përgjithshëm të shërbimeve sociale dhe kompetencave tek komunat e Kosovës ku kanë për qëllim forcimin e sistemeve menaxhuese për decentralizim financiar dhe administrativ të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime të nevojshme sociale ndaj personave në nevojë.
Në këtë takim, iniciues i së cilës ishte MPMS-ja, morën pjesë edhe zv/ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Fatmir Shurdhaj, Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave, Avni Sahiti, Drejtor i i Departamentit për hulumtime dhe Reformë nga ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Petrit Popova nga Ministria e Financave dhe përfaqësues tjerë nga organizata të ndryshme të cilat si fushëveprimtari në aktivitetet e tyre kanë shërbimet sociale.
Zv/ministri i MPMS-së Fatmir Shurdhaj ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre dhe ndihmën që është dhënë nga DFID-i duke shtuar kështu se me dizajnimin e këtij programi do të bëhet më shumë në arritjen e efikasitetit maksimal në përmirësimin e shpërndarjes së fondeve për shërbimet sociale në bazë të dëshmive dhe argumenteve të arsyetuara.
Në masë të madhe, agjenda proaktive e decentralizimit në Republikën e Kosovës, bazohet në traditën e qeverisjes lokale dhe vet-menaxhimit, që është e dukshme në sfera të ndryshme të jetës publike.\"
\"Megjithatë prioriteti politik i decentralizimit krijon mundësi, por edhe rreziqe për tërë këtë proces-tha Shurdhaj, dhe shtoi se decentralizimi i shërbimeve sociale ndihmon dukshëm në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të komuniteteve duke u dhënë atyre njëherësh më shumë autonomi në shpenzimin e buxhetit publik.
Drejtori i Departamentit të Mirëqenies Sociale z. Muhamet Gjocaj gjatë kësaj konference në kuadër të këtij program ka përmendur se gjithsejtë ky program përfshinë 5 module të ndërlidhura të cilat fokusohen në përmirësimin e lidhjeve në mes zhvillimit të politikave, ndarjes buxhetore dhe planifikimit në domenin e shërbimeve sociale.
Ai gjithashtu ka thënë se këto module do të shtrihen në të gjitha pushtet lokale i cili do të filloj të zbatohet nga muaji maj deri në muajin shtator të vitit 2012.