15 Nëntor 2024

Prezantohet programi i vetëpunësimit për rajonin e Mitrovicës

Mitrovicë, 22 shkurt - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, Drejtori i Zyrës rajonale për punësim në Mitrovicë, Besmir Salihu dhe menaxherja e projektit “Programet aktive të tregut të punës”, në kuadër të UNDP-së, Ada Shima, i kanë informuar të hënën qytetarët e interesuar  për “Programin e vetëpunësimit 2016”.

Besmir Salihu tha se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të bashkuar (UNDP) dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), nëpërmjet përfaqësuesve të tyre u bëjnë thirrje të hapur të gjithë qytetarëve të cilët kanë ide për biznese, të  dorëzojnë aplikacionet e tyre për mbështetje për zhvillimin e një biznesi të tyre gjatë vitit 2016.

Ky Program i Vetëpunësimit është i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, MPMS e Kosovës dhe UNDP.

Fazat nëpër të cilat duhet të kalojnë të gjithë ata të cilët  kanë idenë e tyre të biznesit janë: të aplikojnë fillimisht  me idenë e tyre të biznesit, përmes formularit të cilin cilin mund ta shkarkojnë ne ueb faqen e MPMS, pastaj aplikantët të cilët kalojnë me  sukses trajnimin, do të zhvillojnë biznes planet e tyre dhe do të konkurrojnë për mbështetjen e zhvillimit të biznesit.

Në Programin për Vetëpunësim Mitrovica 2016, sektorët qe përkrahen në rajonin e Mitrovicës janë: sektori i përpunimit të ushqimit dhe paketimit, me fokus në industrinë e mishit, sektori i IT-së, industria e drurit e tekstilit, industria e metalit, ndërtimtaria etj. Pra, këta sektorë, kanë dalë si prioritarë për Rajonin e Mitrovicës, nga një raport i përgatitur nga MTI-ja.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, falënderoj përfaqësuesit e këtij programi për mundësinë që po u japin për të hapur biznese dhe për të zbtur kështu papunësinë në komunë.

Ai tha se Mitrovica ka shumë nevojë për projekte të këtilla dhe të ngjashme, sepse ajo pas lufte ka mbetur parapa sa i përket zhvillimit ekonomik. Për shkak të rrethanave që ekzistojnë këtu, e që  fatmirësisht nuk i kanë komunat tjera.

Drejtori Besmir Salihu po ashtu i njoftoj pjesëmarrësit, se së pari, ata persona të cilët dëshirojnë të aplikojnë, duhet  të jenë të regjistruar në zyrën e punësimit në Mitrovicë dhe se për informata më të hollësishme, mund ët drejtohen në Zyrën e punësimit, në Mitrovicë, e cila tani gjendet në Sheshin “Adem Jashari”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)