Prezantohet platforma e prokurimit publik në Kosovë - AntiCorr
Prishtinë, 11 tetor - Free Libre Open Source Software Kosovo (FLOSSK) dhe Qendra Kosovare Kundër Korrupsion (KUND 16) me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë është duke zbatuar programin "Qasja dhe përpunimi automatik i të dhënave të kontratave nga platforma e prokurimit publik në Kosovë - AntiCorr”.
Në kuadër të këtij programi FLOSSK dhe KUND 16 pas një procesi të konsultimit të gjerë dhe bashkëpunimit me akterë relevant në fushën e prokurimit publik në Kosovë kanë arritur që ta zhvillojnë Platformën AntiCorr.
Kjo platformë ka një set të funksioneve duke filluar nga përpunimi i të dhënave në baza të rregullta ditore, javore, mujore e vjetore, ofron mundësinë e identifikimit të keq-përdorimeve dhe keq-menaxhimeve të procedurave dhe kontratave të prokurimit përmes përdorimit të teknologjisë inovative që e ofron kjo platformë.
Me këtë rast, FLOSSK dhe KUND 16 organizojnë sesionin informues rreth Platformës Antikorr që do të zhvillohet sot në Sallën e Konferencave Orion.