26 Dhjetor 2024

Prezantohet dështimi i institucioneve në rastet e deklarimit të rrejshëm të pasurisë

Prishtinë, 25 nëntor - Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media me temë “Si dështuan institucionet në trajtimin e rasteve të mosdeklarimit dhe deklarimit të rrejshëm të pasurisë”.  

Në këtë konferencë, Drejtësia Sot do shpalos të gjeturat e analizës të titulluar “Trajtimi institucional i rasteve të mosdeklarimit dhe deklarimit të rrejshëm të pasurisë ndaj zyrtarëve të lartë publik në Kosovë gjatë vitit 2019”.

Të gjeturat e analizës do të fokusohen në trajtimin e 20 rasteve nga institucionet e drejtësisë. Sipas analizës, në Kosovë ka mungesë të trajtimit të mirëfilltë të këtyre rasteve nga prokuroria dhe gjykatat.

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një vepër penale me peshë në kuptim të rrezikshmërisë shoqërore, si pasojë e këtij trajtimi institucional përfundimet e proceseve gjyqësore janë simbolike me dënime minimale, përfundime këto të cilat nuk japin sinjal se po luftohet korrupsioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)