Prezantohet Barometri i Ekonomisë në Kosovë
Prishtinë, 25 shkurt - Në Odën Ekonomike të Kosovës, sot u prezantua Barometri i Ekonomise ne Kosove, anketa e bizneseve nga Austria ne te cilen perfaqesuesit e Odes Ekonomike Federale te Austrise, ne kuader te Ambasades se Austrise ne Prishtine ku per here te pare prezantuan Barometrin e Ekonomise ne Kosove, anketa e bizneseve austriake.
Me kete rast u vleresua se shumica e te anketuarve besojne se viti 2014 do te jete me i mire se viti 2013. Shumica e kompanive austriake ne Kosove planifikojne te investojne me teper, te kene qarkullim me shume ne vitin 2014 dhe te punesojne me teper.
Bizneset nga Austria vleresojne se klima e te berit biznes ne Kosove eshte si jo e mire. Problemet me te medha qe kane kompanit austriake jane korrupsioni i larte, përkrahja jo e mjaftueshme e investimeve te huaja dhe procedurat administrative
Me kete rast kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves, Safet Gerxhaliu theksoi se Austria eshte nje nder partneret me strategjike te Kosovës jo vetem sot po para dhe gjate luftes dhe ne veçanti pas luftes.
Partneriteti me Austrine nuk duhet gjithnjë te vlerësohet vetem nga kendeveshtrimi ekonomik, kur dihet se kontributi i Austrise qofte ne aspektin politik, social, edukativ dhe mbi te gjitha ne aspektin strategjike ka qene i pakontestuar dhe vertet e meritojne nje falënderim, tha Gerxhaliu dhe shtoi se ne kete moment behet fjale per prezantimin e vleresimit te bizneseve nga Austria te ekonomise se Kosoves.
Gerxhaliu tha se OEK ka nje partneritet te shkëlqyer me ambasden e Austrise ne Kosove, me zyren per marketing e cial eshte ne funksion te Ambasades dhe i mbron interesat e Odes Ekonomike Federale te Austrise dhe ka kompani mjaft reputative nga Austria te cilat jane aktive ne shume fusha ne tregun e Kosoves, por ne veçanti dominojne ato ne shërbime .
E veçanta e këtij prezantimi eshte se ne qofte se ne si OEK kemi filluar ne periudhë tremujore te pormovojme indikatoret ose orientimet ekonomike ne Kosove sot kemi nje mundesi qe te shpaloset barometri i ekonomise ne Kosove anketa e bizneseve austriake ka per qellim qe te promovohet partneriteti, nje dialog konstruktiv profesional, te identifikohen sfidat dhe vështirësi dhe nga keto te nxirren përvoja me pozitive te cilat do ta avancojne edhe me teper kete bashkëpunim mes dy shteteve mike, tha Gerxhaliu .
Ao tha se ky barometër do te jete një udhërrëfyes i cili vertet do te na obligoje ne aspektin intern, qe ti evitojmë pasojat dhe barrierat por ne te njejten kohe evitimi i ketyre barrierave do te reflektoje ne aspekt pozitiv ne inkurajimit dhe motivimin e kompanive austriake qe tja mesyen tregut te Kosoves .
Peter Hasslaher i derguari per ekonomi ne Ambasaden e Austrise ne Kosove, pergjegjes per Slloveni, Kosove dhe Shqiperi me kete rast theksoi se ata jane ne Kosove per te intensifikuar dhe per te forcuar bashkëpunimin ekonomik ne mes te Austrisë dhe Kosovës.
Kane ndodhur shuem gjera te mira dhe Kosova ne keto vite eshte zhvilluar pozitivisht, kemi arritur te beje dicka, kemi mjaft investime austriake ne Kosove. Edhe shkembimi tregatr ne mes te dy vendeve eshte relativisht i mire dhe qe eshte me e mira kemi potencial per te bere ede me shume ne kete drejtim, tha ai.
Hasslaher tha se Austria eshte investitori numer nje ne rajon, duke filluar nga Sllovenia deri ne Maqedoni.
Ne te gjitha tregjet e rajonit eshte investitori numer nje me nje shume totale te investimeve. Gjithashtu shkembimi tregtar i Austrise me vendet e rajonit arrin ne rreth 30 miliard euro. Me Kosoven kemi ende potencial per ta intensifikuar kete shkembim tregtar, tha ai.
Me kete rast zoti Hasslaher theksoi se gjate vitit ne vijim ka nje program te ngjeshur per Kosoven.
Arsyeja pse jemi sot ketu eshte se ne po tentojme qe te parmirsojme klimen e te berit biznes ne Kosove dhe te sjellim sa me teper kompani austriake ketu. Per kete kemi bere paraprakisht nje ankete me kompanit austriake qe jane prezente ne Kosove si dhe me partenret e kompanive austriake qe veprojne ne Kosove dhe si te cdo ankete ka lajme te mira dhe jo te mira. Lajmi i mire eshte qe shumica e te anketuarve besojne se viti 2014 do te jete me i mire se viti 2013.
Shumica e kompanive austriake ne Kosove planifikojne te investojne me teper, te kene qarkullim me shume ne vitin 2014 dhe te punesojne me teper. Lajmi i keq eshte se klima e te berit biznes ne Kosove eshte vlerësuar si jo e mire. Problemet me te medha qe kane kompanit austriake jane korrupsioni i larte, përkrahja jo e mjaftueshme e investimeve te huaja dhe procedurat administrative. Kompanite jane relativisht te kenaqura me ligjin e punes qe duket te jete fleksibil. Gjithashtu jane te kenaqeur me partneret lokal me furnitoret dhe importuesit, tha zoti Hasslaher.