Prezantohet analiza “Sa llogaridhënëse janë institucionet e Kosovës”
Prishtinë, 26 gusht - Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon një konferencë për media në të cilën do të prezantojë Analizën e Politikave të titulluar “Sa llogaridhënëse janë institucionet e pavaruara në Kosovë”.
Kjo analizë vjen në kohën kur Kosova ballafaqohet me probleme të mëdha të llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve të pavaruara.
Analiza bazohet në njëzet indikatorë të cilët analizojnë dhe masin në mënyrë të kuantifikuar llogarridhënien e institucioneve të pavarura rregullatore duke përfshi Autoritetin Kosovar të Konkurencës, Autoritetin Rregullatorë për Shërbimet e Ujit, Zyra e Rregullatorit për Energji, Komisioni për Miniera dhe Minerale dhe të ngjashme.
Për fund Analiza ofron një listë rekomandimesh konkrete për rregullatorët dhe parlamentin në mënyrë që të rritet llogarridhënia e këtyre institucioneve të pavarura.