26 Dhjetor 2024

Prezantohen pretendimet financiare dhe pronësore në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë, 17 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin online me temë "Pretendimet financiare dhe pronësore në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi" , me ekspertë të fushës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian palët kanë filluar diskutimet rreth temës së pretendimeve financiare dhe pronësore.

Sipas raportimeve palët ende qëndrojnë larg dakordimit të parimeve në kuadër të së cilave do të adresohen këto çështje si pjesë e marrëveshjes finale ligjërisht të obligueshme.  

Ky diskutim ka për qëllim të hedh dritë mbi disa prej elementeve të cilat pritet të adresohen në kuadër të kësaj teme.

Cilat janë pritshmëritë e palës kosovare nga këto diskutime? Cilat çështje pritet të diskutohen në kuadër të kësaj teme? Cilat pritet të jenë sfidat? Mbi çfarë parimesh synohet të zgjidhen pretendimet e palëve?

Në kuadër të këtij diskutimi gjithashtu synohet të diskutohet me ekspertë të fushës mbi çështjet siç janë pensionet, reparacionet, borxhi i jashtëm e kështu me radhë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)