Prezantohen përfituesit e granteve nga Celula e të Rinjve
Prishtinë, 7 qershor - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon bën prezantim i përfituesve të granteve nga skema e bursave Celula e të Rinjve.
Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, në kuadër të raundit të 10 të skemës së Celulës së të Rinjve, financiar nga BE-ja, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, do të takojnë 33 përfituesit e përzgjedhur për grante, të cilët janë shpërblyer me bursa për studimet Master në universitete të ndryshme në shtetet anëtare të BE-së në fushën e juridikut, ekonomikut dhe administratës publike.
Me të përfunduar studimet e tyre një vjeçare në nivelin Master, përfituesit e granteve do të kthehen në Kosovë për të punuar për 3 vjet me radhë në administratë publike. Këtyre studentëve do tu drejtohen ish-përfituesit e granteve të skemës së bursave, të cilët në vitin 2011 themeluan shoqatën e ish studentëve të celulës evropiane të të rinjve.
Përmes programit të Skemës së Celulës së të Rinjve, BE-ja po kontribuon në themelimin e një shërbimi civil profesional, të përgjegjshëm dhe apolitik në të gjitha nivelet e Kosovës dhe ka për qëllim përmirësimin e kapacitetit të administratës publike për shërbim më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe për të përmbushur obligimet që dalin nga MSA.