15 Nëntor 2024

Prezantohen mbi 500 vende të reja pune

Prishtinë, 15 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në hapjen e Panairit të Punës të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Në këtë panair u prezantuan mbi 500 vende të reja pune.

Pas vizitës së zhvilluar te kompanitë dhe bizneset pjesëmarrëse në panair, kryeministri Mustafa e ka quajtur shumë të vlefshme këtë ngjarje.

“Kemi një numër të konsiderueshëm të bizneseve sot, do të jenë ndërmjet 40-50 biznese nga Kosova dhe llogarisim që ofertat e punës të cilat sot do të bashkërenditen këtu me ata që kërkojnë punë, do të jenë mbi 500 të tilla në fusha të ndryshme, që është një mundësi e veçantë për të rinjtë tanë për punësim brenda. Por, natyrisht kemi edhe shansin e atyre që dëshirojnë që përkohësisht të punësohen jashtë, që të shprehin nevojat dhe kërkesat e tyre”, tha kryeministri Mustafa

Duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë panair, kryeministri Mustafa shprehu nevojën e zhvillimit të Kosovës.

“Kemi nevojë të hapim vende të reja të punës, të bëjmë progres në zhvillimin ekonomik, të kemi një bashkëpunim shumë më të afërt me odat ekonomike të cilat po tregohen shumë aktive dhe shumë të orientuara në këtë proces, dhe të arrijmë që të plotësojmë kërkesat e qytetarëve tanë, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe në hapjen e vendeve të reja të punës”, tha kryeministri Mustafa.

Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi nëse janë në kërkim të një vendi të punës.

“E tha edhe kryeministri mjaftë mirë, që ofrohen mbi 500 vende të punës vetëm brenda territorit të Kosovës , dhe një numër tjetër i vendeve të punës, qindra sosh, të cilat ofrohen nëpër shtetet e jashtme. Meqenëse ne gjithmonë e konsiderojmë rininë si njërin prej aseteve kryesore për zhvillimin ekonomik të këtij vendi, atëherë natyrisht që promovojmë punësimin brenda Kosovës.  Është një moment i mirë që në përvjetorin e 8 të Pavarësisë së Kosovës të promovojmë edhe mundësi punësimi, edhe mundësi shprese në të njëjtën kohë”, tha Zeka.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)