05 Nëntor 2024

Prezantohen gjashtë video udhëzuese për e-prokurim

Prishtinë, 24 maj - Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e prezantimit të gjashtë video udhëzuesve për e-prokurim.  

Udhëzuesit për përdorimin e platformës së prokurimit elektronik (e-prokurimit) janë hapi i parë i institucioneve të Qeverisë së Kosovës në drejtim të zëvendësimit të sesioneve tradicionale të trajnimit në klasë me trajnime online, gjë e cila njëkohësisht promovon qëndrueshmërinë, lehtësinë dhe uljen e shpenzimeve. 

Video udhëzuesit janë dizajnuar nga aktiviteti i USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në bashkëpunim me Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP). 

USAID po mbështet Qeverinë e Kosovës në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së procesit të prokurimit publik në nivel komunal në të gjitha 38 komunat. 

Një pjesë e kësaj mbështetjeje përfshin ndihmën institucioneve të qeverisë qendrore në zhvillimin e mekanizmave më të qëndrueshëm, duke përfshirë video udhëzuesit, për realizimin e aktiviteteve trajnuese.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)