16 Nëntor 2024

Prezantohen analizat e zinxhirit për sektorin e Prodhimeve

Prishtinë, 3 nëntor - Pojekti “Ndihmë Tregtisë” në kuadër të aktiviteteve për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe përkrahjes së sektorit privat në Kosovë, prezantoi analizat e zinxhirit të vlerave për sektorin e Prodhimeve pyjore jo-drunore dhe Përpunimin e drurit në rajonin e Mitrovicës.

Prezentë në këtë ngjarje ishin edhe Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Zonja Anne Huhtamäki, dhe Koordinatori i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Zotëri Andrew Russell. Pjesëmarrës në këtë prezentim të organizuar nga UNDP ishin përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zyrtarë komunal të rajonit të Mitrovicës, përfaqësues të komunitetit të biznesit, odave ekonomike, organizatave ndërkombëtare si dhe përfaqësues të mediave.

Qëllimi i përgjithshëm i këtyre analizave është identifikimi i kapaciteteve egzistuese të pjesëmarrësve në sektorët e analizuar (fermerëve, furnizuesve të lëndës së parë, përpunuesve, dhe shpërndarësve), si dhe identifikimi i sfidave dhe nevojave të tyre. 

Gjetjet e raportit tregojnë se rajoni i Mitrovicës ka traditë të gjatë të punës me këta sektorë. Përveç kësaj, egzistenca e fuqisë punëtore, investimet e konsiderueshme, potenciali për më shumë eksport, etj., janë vetëm disa prej përparësive që karakterizojnë sektorët në fjalë. Për më tepër, egzistojnë biznese shumë të suksesshme që mund të shërbejnë si raste të shkëlqyeshme për t’u ndjekur nga të tjerët.

Por, njejtë sikurse edhe bizneset që operojnë në sektorët tjerë, edhe bizneset e sektorëve të analizuar ballafaqohen me mangësi të ndryshme. Mungesa e raporteve të qëndrueshme të bashkëpunimit, mungesa e lëndës së parë cilësore dhe të çertifikuar, mungesa e pajisjeve për prodhimin e produkteve me vlerë të shtuar, njohuria e pakët rreth standardeve të sigurisë dhe cilësisë, mungesa e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe univerzitetit dhe mungesa e qasjes në financa janë disa prej sfidave me të cilat përballen sektorët.

Si përgjigje e gjetjeve të mësipërme, analizat ofrojnë një sërë rekomandimesh konkrete që do të ndihmonin përshpejtimin e zhvillimit të sektorëve dhe rritjen e kontributit të tyre në ekonomi.

UNDP shpreson se këto analiza do të ju shërbejnë institucioneve, sektorit privat dhe organizatave ndërkombëtare në hartimin dhe planifikimin e aktiviteteve dhe intervenimeve të tyre në të ardhmen.

UNDP bashkë me Ministrinë për Punë të Jashtme të Finlandës, përkrahëse e projektit “Ndihmë Tregtisë” dhe në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë është e përkushtuar që në vazhdimësi të përkrahë zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)