08 Nëntor 2024

Prezantohen 5 projekte në konferencën e investimeve në Prishtinë

Prishtinë, 16 nëntor - Komuna e Prishtinës mbajti sot konferencën e parë për investime, ku u prezantuan 5 projekte të mëdha kapitale.

Duke marrë parasysh kufizimet buxhetore, Komuna synon t’i realizojë këto projekte përmes partneritetit publiko-privat. 

Komuna e Prishtinës është e përkushtuar në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, përmes ofrimit të shërbimeve cilësore dhe mundësive për zhvillim ekonomik. Nga instrumentet kryesore që Komuna i ka në dispozicion për arritjen e këtyre qëllimeve, janë investimet kapitale në infrastrukturë.

Projektet që u prezantuan në këtë konferencë janë Pishina Olimpike prapa Pallatit të Rinisë; Parkingu nëntokësor tek Fakulteti Filologjik; Çarshia e Vjetër në qendër të Prishtinës; Kompleksi banesor dhe afarist në rrugën B; si dhe Stacioni Qendror i autobusëve.

Përveç Kryetarit Shpend Ahmeti dhe ekipit të tij që prezantuan projektet, pjesë e panelit në këtë konferencë ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell.

Ai përgëzoi Komunën e Prishtinës për konceptin qeverisës që po ndjek, me theks të veçantë për masat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, me ç’rast janë krijuar kushte të përshtatshme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. 

Qëllimi i konferencës së sotme ishte informimi i investitorëve potencialë për parametrat kryesorë të këtyre projekteve, si dhe përfitimet dhe avantezhet e secilit projekt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)