Prezantohen 45 përfituesit e granteve të skemës së qelizave të rejave
Prishtinë, 20 prill - Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojnë prezantimin e 45 përfituesve të granteve të përzgjedhur në raundin XI të projektit të Skemës së Qelizave të Reja (YCS) për të ndjekur studimet për Master një vjeçar në universitetet e BE-së.
Kështu, projekti ndërton kapacitetet profesionale të administratës publike të Kosovës, sepse pas përfundimit të studimeve, përfituesit e granteve janë të detyruar të punojnë për administratën publike të Kosovës për një periudhë minimale prej tre vjetësh.
Procesi i punësimit të tyre përcillet nga afër nga Ministria e Integrimit Evropian, e cila është bashkëfinancuese e këtij projekti. Partneri zbatues i këtij projekti është Këshilli Britanik.