Preteni: Prokurimi më i korruptuari
Këtë e bëri të ditur shefi i kësaj agjencie, Hasan Preteni, pas dorëzimit të raportit vjetor në qeverinë e vendit.
Në raport janë përfshirë të gjitha rastet që kanë të bëjnë me vepra penale të korrupsionit si dhe mos deklarimit të pasurisë nga personat zyrtarë. Shefi i Agjencisë Anti Korruocion të Kosovës, Hasan Preteni, tha se në 39 raste të përcjella në prokurori, janë denoncuar 121 persona.
Fusha më e atakuar nga dukuria e korrupsionit, mbetet ajo e prokurimit, tha Preteni.
Sipas tij, 11 raste korruptive janë evidnetuar nëpër gjykatat të vendit, 60 të tjera në institucione të pavarura, 30 në Qeveri, 56 raste të pushtetit lokal, si dhe 3 raste në prokuroritë e vendit.
Preteni, tha se vlera totale e dëmeve nga veprimet e mundshme korruptive, nga të cilat janë bërë 39 kallzime penale, supozohet të jetë mbi 10 milion euro.